
Rreh dajat dhe iu dëmton makinën me sëpatë, arrestohet 36-vjeçari në Berat

Një konflikt në familje që mund të ishte përshkallëzuar, është ndalur në kohë nga policia e Beratit, që ka vënë në pranga një 36-vjeçar. Blutë sqarojnë se i ndaluari ka dhunuar të afërmit dhe iu dëmtoi automjetin me sëpatë.
“Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në fshatin Kutalli, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal në bashkëpunim me strukturat e DVP Berat kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u parandalua përshkallëzimi i këtij konflikti dhe u vu në pranga shtetasi V. P., 36 vjeç, banues në fshatin Kutalli. Për motive të dobëta, 36-vjeçari dyshohet se dhunoi 2 dajat e tij dhe dëmtoi automjetin e njërit prej tyre, me send të fortë (sëpatë). Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 64.3 gramë lëndë narkotike Kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen”, njofton policia.
Për dhunën e ushtruar ndaj të afërmve të 36-vjeçarit, është proceduar penalisht edhe një 26-vjeçar.
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shokun e tij, shtetasin V. P., për dhunimin e 2 shtetasve”, sqarojnë më tej autoritetet.
Ndërkohë, në momentin e ndalimit, në automjetin e 36-vjeçarit të dhunshëm është gjetur edhe 64.3 gramë kokainë, të cilën e posedonte me qëllim shitjen.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128