
Goditi shoferin e kamionit, gjykata cakton “detyrim paraqitje” për vëllanë e deputetit të PD, Bledjon Nallbati

Vëllai i deputetit të PD Bledjon Nallbati, Alti Nallbati është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore pas një sherri me shoferin e një kamioni.
Alti Nallbati u arrestua nga policia pas sherrit nën akuzën se ka kryer veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Pas konfliktit policia ka sqaruar se Bledjon Nallbati është përfshirë në sherr pasi fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën, por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shoferin.
Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.
Avokati i Nallbatit, Nevzat Tarelli ka folur për mediat pas seancës duke deklaruar se në vlerësimin e palës mbrojtëse nuk ekziston fakti kriminal i pretenduar si vepër penale.
Avokati Nevzat Tarelli: Sapo ka mbaruar seanca gjyqësore. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, ka vlerësuar të drejtë dhe të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje nën dyshimin për veprat penale: Prishje e qetësisë publike dhe pengimit të qarkullimit.
Kjo e dyta është vepër penale por ne kemi kërkuar lirimin e menjëhershëm duke deklaruar të paligjshëm arrestimin në flagrancë dhe refuzimin e kërkesës së prokurorisë për të caktuar masën e sigurimit personal pasi asnjë nga dy veprat pemale për të cilat është dhënë kjo masë sot.
Nga pamjet filmike rezulton qartësisht se nuk ekziston pengimi i qarkullimit, i cili vazhdon lirshëm dhe duket edhe në pamjet filmike që gjykata nuk i administron pra ka vetëm printime të fotove pasi prokuroria nuk ja ka vënë në fispozicion me argumentin se nuk i kemi marrë videot, ndërkohë që përshkruhet në aktet nga kqyrja e pamjeve filmike.
Ky ka qenë edhe debati në seancë. Në vlerësimin tonë mungojnë edhe elementët e veprës penale të prishjes së qetësisë publikë që është kundërvajtje penale.
Ka pasur një akt të motivuar nga OPGJ për shkak se aty ka ndodhur një imcident një konflikt verbal midis dy persona dhe ka ndodhur në unazën e qytetit të Blishtit, tek rrethrotullimi i Mirasit.
Në vlerësimin tonë nuk ekziston fakti kriminal i pretenduar si vepër penale.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128