
SPAK i kërkon Prokurorisë së Fierit të hetojë Zegjine Çaushin, kërcënoi qytetaren dhe i bëri presion për votën!

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Prokurorisë së Fierit të kryejë hetime ndaj kandidates së PS-së në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, pas publikimit të një audiopërgjimi ku i bën presion dhe kërcënon një qytetare për votën.
SPAK i kaloi çështjen për kompetencë Prokurorisë së Fierit për shkak se nga hetimet ka rezultuar se kandidatja për deputete e PS-së nuk ka kryer veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Ajo dyshohet për “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, vepra të cilat nuk janë kompetencë e SPAK.
“Për këtë arsye, SPAK ka vendosur që të mos regjistrojë procedim penal për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, dhe ti kalojë dosjen Prokurorisë së Fierit që të kryejë veprime hetimore procedurale për këto 3 vepra penale të tjera”, informoi organi i akuzës.
Njoftimi i SPAK:
SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kandidates së PS për deputete në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, dhe ka dalë në konkluzionin se nuk jemi përpara veprës penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, por mund të jeni përpara rastit të konsumimit të 3 veprave të tjera penale që janë në kompetencë të Prokurorisë së Fierit.
Konkretisht bëhet fjalë për dyshimet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Për këtë arsye, SPAK ka vendosur që të mos regjistrojë procedim penal për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, dhe ti kalojë dosjen Prokurorisë së Fierit që të kryejë veprime hetimore procedurale për këto 3 vepra penale të tjera.
Hetimet e SPAK kanë të bëjnë me një audiopërgjim të publikuar në media, ku kandidatja e PS Zegjine Çaushi shfaqet duke kërcëuar një qytetarë dhe duke i bërë presion për votën.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128