Hamasi i bën thirrje ndërkombëtarëve për rritje të presionit ndaj Izraelit: Negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës janë të pakuptimta!

6 Maj 2025, 12:29 / BOTA ALFA PRESS

Hamasi i bën thirrje ndërkombëtarëve për rritje të

Hamasi tha se negociatat për një armëpushim në Rripin e Gazës janë të pakuptimta në këtë fazë, teksa i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bëjë presion mbi Izraelin që të ndalojë “luftën e urisë” në enklavën palestineze, tha sot një zyrtar i lartë.

“Nuk ka kuptim të angazhohemi në negociata ose të shqyrtojmë propozime të reja për armëpushim për sa kohë që lufta e urisë dhe lufta e shfarosjes vazhdon në Rripin e Gazës”, tha Bassem Naim, një anëtar i byrosë politike të Hamasit, duke folur për AFP-në.

“Populli duhet të ushtrojë presion mbi qeverinë e tij”
Ai shtoi gjithashtu se “Bota duhet të ushtrojë presion mbi qeverinë e (kryeministrit izraelit Benjamin) Netanyahu për të ndaluar krimet e urisë, etjes dhe vrasjes” në Gaza.

Deklaratat e Naimit erdhën një ditë pasi qeveria izraelite njoftoi se po zgjeronte operacionet ushtarake në Rripin e Gazës për të përfshirë “pushtimin” e enklavës.

 

Po ndodh...