Shqipëria mbi mesataren e Europës, ekspertët: Duhani, shkaktar i shumë sëmundjeve e fataliteteve

6 Maj 2025, 11:17 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Shqipëria mbi mesataren e Europës, ekspertët: Duhani, shkaktar i

Sëmundjet dhe fatalitetet e shkaktuara nga pirja e duhanit me djegie janë rritur kohët e fundit.

Shifrat në rang global tregojnë se shumica e vdekjeve vijnë si pasojë e duhanpirjes, ku nuk përjashtohen as ata që nuk janë konsumator por qëndrojnë në mjedise me tym duhani.

“Nga 8 mln vdekje që ndodhin çdo vit në rang botëror, 7,6 milionë i dedikohen vetëm pasojave të pirjes së duhanit me tym. 1,3 milionë vdekje që ndodhin në vit vetëm i dedikohet duhanpirjes pasive qëndrimi në ambient me tym duhani”, deklaroi Roland Shuperka, ekspert.

E kur flitet për Shqipërinë, eksperti jep alarmin se ne renditemi mbi mesataren europiane për konsum të duhanit dhe kjo përkthehet në më shumë sëmundje.

“Duhanpirja është 38,8% po marr gjithë nivelet e Europës, që janë në nivele më të ulëta 22-23%.

Nuk duhet bërë shaka me duhanpirjen se të gjitha janë sëmundshmëri, qytetarë që do zënë spitalet, sëmundje të mushkërive dhe kancer”, shprehet eksperti.

Përballë kësaj situate alarmante, ekspertët rekomandojnë kalimin në alternative më pak të dëmshme.

‘Ekspertët botërorë deklarojnë, kalimin nga produktet e djegshme me tym në produkte më pak të dëmshme, që janë produktet që japin vetëm nikotinë”, thotë Shuperka.

Suedia është shteti i parë Europian që ka kaluar në produkte pa tym duhani, me vetëm 5,3% e popullsisë duhanpirëse, duke ulur ndjeshëm sëmundshmërinë në popullatë.

 

Po ndodh...

ide