
INSTAT: Tregtia dhe industria përpunuese, sektorët kryesorë të punësimit

Tregtia me shumicë dhe me pakicë, së bashku me riparimin e automjeteve dhe motorçikletave, rezultoi të jetë sektori më i rëndësishëm për punësimin në vend, duke përfshirë 21,8% të të punësuarve me pagesë.
Pas tij, industria përpunuese përfaqësonte 15,5%, ndërsa sektori i ndërtimit përfshinte 9,1% të të punësuarve.
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi për herë të parë të dhëna të detajuara mbi demografinë e ndërmarrjeve në Shqipëri për periudhën 2021-2023.
Ky raport ofron një panoramë të qartë të zhvillimeve të ndërmarrjeve në vend, përfshirë numrin e ndërmarrjeve aktive, të reja dhe të mbyllura, si dhe shpërndarjen e tyre sipas madhësisë dhe aktiviteteve ekonomike.
Në total, Shqipëria regjistroi 125.736 ndërmarrje aktive në vitin 2023. Ndër to, 13.346 ishin ndërmarrje të reja, ndërsa 810 ndërmarrje u mbyllën.
Tregtia mbetet jo vetëm sektori dominues për punësim, por edhe për ndërmarrje të reja, me 26,2% të bizneseve të sapokrijuara që i përkasin këtij aktiviteti.
Në vijim renditen sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 13,3%, dhe aktivitetet profesionale, shkencore e teknike me 8,8%.
Ky publikim i INSTAT përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt analizës së strukturës dhe zhvillimit të ndërmarrjeve në Shqipëri, duke ofruar të dhëna të vlefshme për politikëbërësit, investitorët dhe studiuesit e fushës së ekonomisë.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128