Rama në Librazhd: Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të hapet në fund të verës

6 Maj 2025, 11:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama në Librazhd: Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Librazhd ka njoftuar se rruga Qukës–Qafë Plloq pritet të hapet për qarkullim në fund të kësaj vere.

Rama u ndal gjithashtu te përmirësimet ekonomike, duke përmendur uljen e kredive të këqija dhe papunësisë, si dhe rritjen e pagave, ku sipas tij paga mesatare në sektorin shtetëror ka arritur në 1000 euro.

Synimi, tha ai, është që deri në vitin 2030 të mos ketë asnjë pensionist me pension nën 200 euro.

Edi Rama në Librazhd: Rruga Qukës-Qafë Plloq do të hapet në fund të verës.

Ajo që ishte më e rëndë para vitit 2013 ishte se kompanive nuk iu jepeshin lekë dhe prandaj rrugët mbetën rrugëve.

Tani ka dalë bufi dhe thotë shtatë herë shtatë bëjnë 6 milionë.

Janë ulur kreditë e këqija dhe papunësia. Pagat janë më të larta. Paga mesatare në sektorin shtetëror është 1000 euro.

Ne duam që në Shqipërinë 2030 të mos ketë pensionist me pension nën 200 euro.

 

Po ndodh...

ide