
Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me kallashnikovin e fshehur mes pakove me kokainë

Një kallashnikov i fshehur pranë 21 pakove me kokainë.
Kjo është ajo që zbuluan karabinierët gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar midis Firences dhe Pizës dhe që kulmoi me arrestimin e një shtetasi me origjinë shqiptare, i kapur në flagrancë brenda një apartamenti në Calambrone, të transformuar në një depo të vërtetë droge.
Operacioni u krye nga Kompania e Karabinierëve të Firences Oltrarno me mbështetjen operative të Karabinierëve të Pizës.
Pasi monitoruan lëvizjet e dyshimta të automjetit të përdorur nga burri për ditë të tëra, policia ndërmori veprime duke e kapur të dyshuarin në flagrancë ndërsa po transportonte një çantë plot me drogë.
Gjatë kontrollit, në apartament u gjetën 21 kilogramë kokainë të paketuar paraprakisht, si dhe tre telefona celularë, mjete për paketimin e dozave dhe një arsenal i fshehur: 1 Kallashnikov, 1 pistoletë dhe municione.
Ai u dërgua në burgun Don Bosco në Piza duke pritur gjyqin e vlefshmërisë para gjyqtarit të hetimeve paraprake.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128