
“Duam finalen”, Flick ul Levën në stol, por kapet pas Yamal: Është gjeni

“Tripleta” për Barçën nuk është një ëndërr këtë sezon, një mision i pamundur, por një realitet i prekshëm, në një kohë kur ekipi i Hansi Flick është në garë me kohë të plotë për çdo trofe. Ky objektiv, “tripleta” pritet të marrë formë të plotë brenda pak ditësh, ku fillimisht luan kundër Interit për të siguruar një biletë për në finalen e Champions League, ndërsa më pas përballet me Realit në “El Clasico”, një ndeshje që pritet të vendos përfundimisht fatet e titullit në LaLiga.
Hansi Flick nuk preferon të shoh më larg se sa sfida kundër Inter, një ndeshje shumë e vështirë kundër një rivali shumë të fortë:
“Do të më pëlqente që ekipi të argëtohej, ta shijonte këtë takim pasi është një gjysmëfinale Champions League. Nuk është çështje presioni, shpresoj vetëm që ekipi ta shijojë dhe të luajnë të bashkuar si një skuadër. Lewndowski? Mendoj se është më mirë ta nis nga bankina këtë takim, por është gati, këtë e tregoi edhe në stërvitjen e fundit. Pas kësaj periudhe që ishte jashtë për shkak dëmtimi, nuk mendoj se gjëja më e mirë është ta nis si titullar, me shumë mundësi do të luajë kundër Realit nga minuta e parë. Yamal? Flitet gjithnjë për të, ai është një lojtar fantastik, një gjeni. Ajo që ai po bën është diçka e jashtëzakonshme, e bëri edhe një javë më parë, na mbajti në lojë, po ne kemi edhe lojtarë të tjerë si Pedri apo Raphinha”, u shpreh Flick.
I karikuar dhe më shumë besim u shfaq në krah të trajnerit edhe Dani Olmo: “E vërteta është se kjo është një ndeshje thelbësore, motivimi është maksimal. Është një gjysmëfinale Champions League, ne dëshirojmë finale, duam të fitojmë”, theksoi Olmo.
Në Spanjë, mediat besojnë se ekipi i Hansi Flick mund të kap finalen, me mediat që nuk ngurojnë të bëjnë thirrje. Faqja e parë më e spikatur ishte e Sport: Për finalen, shkruan e përditshmja spanjolle, foto shoqëruar me Flick dhe të besuarit e tij të veshur si gladiator.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128