
E rëndë në Prizren! Babai vret vajzën 15-vjeçare


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren.
Sipas mediave vendase, babai ka vrarë vajzën e tij në rrethana ende të paqarta.
Sipas policisë edhe bashkëshortja e tij ka pësuar lëndime. 11-vjeçarja është në gjendje të rëndë.
“Sot me datë 06.05.25 rreth orës 05:57 policia përmes telefonit ka marr informatën se në rrugën “Shote Galica ” në Prizren ndodhet një person I lënduar dhe se emergjenca mjekësore nuk po mund ti jep ndihmë ngase një I dyshuar ndodhet me thik ne dorë. Në atë drejtim janë nisur 4 patrulla policore. Në vend ngjarje është kuptuar se një I dyshuar M.G. viti I lindjes 1981, mashkull ka there me thikë dy vajzat e tij, njëra 15 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 06.05.2025, në një banesë në qytetin e Prizrenit. Vajza ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. I dyshuari raportohet të jetë shtetas turk.
Bëhet fjalë për shtetasin M.G. i cili pas vrasjes së vajzës ka tentuar t’ia marrë jetën edhe vetes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128