
Shok skuadre me Muçin? Besiktas këmbëngul për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

16 Qershor 2025, 16:03 / SPORT
Rinovimi është çështje e pamundur ndërkohë, pasi Ismajli e ka refuzuar prej kohësh. Ndaj në këto kushte një lëvizje e mbrojtësit kuqezi drejt Superligës turke nuk është një destinacion për t’u mos marrë në konsideratë.
Prej disa javësh skuadra e Besiktas është e interesuar për Ismajlin, ndaj pritet që në ditët në vijim drejtuesit e klubit nga Stambolli të intesifikojnë kontaktet me agjentin e futbollistit.
Nëse ky transferim konkretizohet, atëherë Ismajli do të bashkohet me Ernest Muçin. Sigurisht nëse ky i fundit nuk transferohet diku tjetër gjatë verës, duke qenë se edhe e ardhmja e fantazistit kuqezi duket për momentin të jetë e paqartë.

Partia e Ramës dhe partia e Berishës-Cipa dhe liria!
Nga Ben Andoni
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?
Nga Kreshnik Spahiu

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
Nga Kim Mehmeti
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128