
Panik për banorët e një pallati në Lushnje, përfshihet nga zjarri kati i parë. Disa persona përfundojnë në spital

Një zjarr ka shpërthyer në katin e parë të një pallati pranë Bulevardit të Palmave në Lushnje, duke shkaktuar panik dhe ankth tek qindra banorë dhe familjarët e tyre.
Shkaku i zjarrit ishte djegia e një paneli elektrik në një bllok pallatesh, ndërsa mungesa e energjisë elektrike dhe ndërprerja e punës së ashensorëve e vështirësuan ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe policisë.
Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse, zjarri u shua dhe u vënë nën kontroll brenda pak minutash.
Tym i dendur nga plastikat dhe kabujt përcjellës e vështirësoi punën e ekipit të emergjencës, por fatmirësisht nuk pati pasoja. Disa persona me probleme frymëmarrjeje u transportuan në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.
Aktualisht, energjia elektrike nuk është rikthyer në bllokun e pallateve, por zjarrfikësit konfirmojnë se nuk ka persona në rrezik në apartamentet që u përfshinë nga flakët dhe tymi.
Banorët mund të jenë të qetë, pasi situata është nën kontroll dhe ndihma po vazhdon të jetë e pranishme në vendngjarje.

Partia e Ramës dhe partia e Berishës-Cipa dhe liria!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128