Milan-Rabio, shtohen diskutimet mes palëve. Alegri e kërkon me çdo kusht për mesfushën e tij

26 Gusht 2025, 19:35 / SPORT ALFA PRESS

Milan-Rabio, shtohen diskutimet mes palëve. Alegri e kërkon me

Adrien Rabio do të largohet nga Olimpik Marseja gjatë verës, si pasojë e incidentit të famshëm me Xhonatan Rou, shokun e tij të skuadrës, me të cilin përfundoi duke u goditur me grushte pas humbjes ndaj Ren. Dhe Milani mbetet një nga alternativat kryesore për të ardhmen e mesfushorit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se gjatë ditës së fundit janë shpeshtuar kontaktet mes palëve, si të kuqezinjve me futbollistin, ashtu edhe ato me klubin francez, pasi po shqyrtohet me vëmendje mundësia e kthimit të tij në Serinë A.

Alegri është ai që insiston për të patur në radhët e ekipit mesfushorin e Francës, të cilin e ka drejtuar te Juventusi dhe njeh shumë mirë aftësitë që ka. Rezultati në ndeshjen e debutimit në Serinë A duket se ka shtuar ngutin që marrëveshja të mbyllet me sukses, ndaj është rritur edhe trysnia për të arritur një akord me Rabio.

 

Po ndodh...