
Protestat në Serbi/ U përzunë nga godina e universitetit, studentët e fakultetit juridik hyjnë me forcë. Dekani thirr xhandarmërinë

Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani Milivoj Alanoviq kishte përzënë studentët.
Në fakultet më pas, me thirrjen e dekanit, kanë arritur pjesëtarë të Njësisë Ndërhyrëse dhe tre automjete policore (të njohura si “marica”).
Pa izvedi i tenkove na nas kukAVice❗️
Niko te se ne boji!
Odbranićemo Univerzitet! pic.twitter.com/BK6EH56c0w— FTN SE BUDI (@ftn_se_budi) August 26, 2025
Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe Xhandarmëria e Serbisë, raporton N1. Situata mbetet e tensionuar, por gjithsesi, nuk raportohen të lënduar. Protestat në Serbi vijojnë prej muajsh, ku tashmë kërkohen zgjedhje të parakohshme dhe largimi i Vucic.
Studentëve dhe profesorëve gjatë ditës iu bashkuan edhe bujq dhe grupe qytetarësh, për t’u dhënë mbështetje.
Deo studenata uspeo je da uđe na Filozofski fakultet u Novom Sadu kroz zgradu Pravnog fakulteta. pic.twitter.com/L3JD9bjtji
— Razglas news (@razglasnews) August 26, 2025
Në një moment është dëgjuar zhurmë para Fakultetit, sepse studentët nga Fakulteti Juridik kishin arritur të hynin në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë nga një hyrje anësore.
Dekani Alanoviq që nga mëngjesi kishte qëndruar i mbyllur brenda, ndërsa para ndërtesës ishin mbledhur studentë si dhe grupe qytetarësh.

Partia e Ramës dhe partia e Berishës-Cipa dhe liria!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128