
Situata me zjarret në vend: 12 vatra aktive në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 8 janë shuar plotësisht, 4 mbeten aktive, ndërsa 1 vatër është nën monitorim të vazhdueshëm.
Një vatër e madhe vazhdon të digjet në fshatin Delisuf, Novoselë, Bashkia Vlorë, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier. Zjarri, i favorizuar nga era e fortë, ka marrë përmasa të mëdha dhe po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Edhe në Bogovë, Bashkia Skrapar, një vatër zjarri ka përfshirë një hangar dhe më pas një sipërfaqe pyjore me pishë. Sipërfaqja e djegur deri tani arrin rreth 18 hektarë, me disa vatra të vogla që janë riaktivizuar brenda zonës së djegur.
Zjarre të vogla janë raportuar gjithashtu në Parkun Natyror Gërmenj, Leskovik, dhe Pezë Helmës.

Partia e Ramës dhe partia e Berishës-Cipa dhe liria!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128