
Një çek prej 170 milionë eurosh ose grevë, një sulmues suedez po bën histori në Premier Ligë

Futbolli anglez po përjeton në këtë edicion një rast shumë të rrallë sa i përket futbollistëve që refuzojnë të luajnë për ekipet e tyre duke shpresuar në një transferim. Aleksander Isak vazhdon të shpresojë që para datës 1 shtator, kur mbyllet merkato e futbollistëve në Angli, të ndërrojë skuadër duke kaluar nga Njukasëll te Liverpuli.
Fillimisht, Njukasëll nuk dëshironte të linte lojtarin suedez të largohej dhe i vendosi një çmim stratosferik prej 170 milionë eurosh kartonit të tij. Liverpuli, i interesuar për të, ofroi “vetëm” 127 milionë euro, që nuk kënaqën Njukasëllin.
Kësisoj, klubi në fjalë bëri të qartë se nuk shet Isak për atë shifër dhe i kërkoi lojtarit të shfaqej në stërvitje. Por ai vazhdon të qëndrojë jashtë prej dy javësh, pasi është i vendosur të shkojë te Liverpuli dhe ka refuzuar të vihet nën urdhrat e trajneri Edi Hau. Edhe pse drejtuesit e klubit shkuan sot në shtëpinë e tij për ta takuar dhe për të bërë të qartë se nuk kanë plan ta shesin poshtë 170 milionë eurove, lojtari ka qëndruar i palëkundur në vendimin e tij.
Një situatë absurde, pasi Liverpuli nuk ka ndër mend të paguajë 170 milionë euro dhe Njukasëlli nuk ka ndër mend të pranojë një ofertë shumë më të ulët. Ndërkaq, mediat britanike bëjnë të qartë se drejtuesit e fondit “PIF” të Arabisë Sauditë, të cilët janë investitorët e Njukasëll, nuk duan të lejojnë lojtarin e tyre kryesor të largohet për çfarëdo lloj shifre.
Kjo ka bërë që tashmë të gjithë të presin me shumë kureshtje datën 1 shtator, për të mësuar nëse Liverpuli do të bëjë gati çekun rekord për futbollin anglez, apo nëse greva e Isak do të vazhdojë në një nga episodet më të çuditshme të merkatos që është përjetuar ndonjëherë.

Partia e Ramës dhe partia e Berishës-Cipa dhe liria!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128