
“PD ka nevojë për gjak të ri, duhet modernizim dhe ndryshime”, Balliu: Opozita duhet të bëjë protesta, jo mitingje me fjalime!

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në studion e News24, foli për ndryshimet që sipas tij opozita duhet të bëjë për t’u përshtatur me realitetet aktuale politike dhe për të rifituar besimin e qytetarëve.
Balliu theksoi se PD ka nevojë për një modernizim që prek strukturat e brendshme dhe mënyrën e funksionimit të partisë, duke përfshirë hierarkinë dhe, në disa raste, edhe ndryshime statutore. Ai shtoi se partia ka nevojë për gjak të ri dhe për një rikthim te parimet themelore mbi të cilat është ngritur, duke përfshirë meritokracinë dhe respektin për rregullat e brendshme.
“Besimi im është që modernizimi duhet të nisë nga mënyra se si është organizuar partia në thelb,” tha Balliu.
Ai gjithashtu bëri dallimin mes mitingjeve dhe protestave reale nga PD, duke theksuar se qytetarët nuk i perceptojnë mitingjet si një mjet efektiv për të shprehur pakënaqësitë.
“Nuk mund të themi që jemi në një regjim dhe të bëjmë mitingje. Protesta ka pasur në Francë, ka sot në Serbi. Qytetarët e marrin si ofendim nëse i thërrasim për mitingje,” u shpreh deputeti, duke theksuar se opozita duhet të organizojë protesta reale dhe jo thjesht fjalime publike.
Balliu paralajmëroi se të gjitha këto çështje do të diskutohen në forumet e PD, si pjesë e një procesi të brendshëm të reflektimit dhe reformimit të strukturave të partisë.

Partia e Ramës dhe partia e Berishës-Cipa dhe liria!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128