
Juventus rrit ofertën për Kolo Muani, pret një përgjigje nga PSG

Pavarësisht paraqitjes së mirë të Dusan Vlahovic, i cili gjeti rrugën e golit kundër Parmës vetëm pak minuta pasi u aktivizua nga stoli, dhe “paqes” së arritur mes tij dhe tifozëve bardhezi, Juventus vazhdon të ndjekë me ngulm pistën Kolo Muani.
Prej më shumë se dy muajsh, drejtori i përgjithshëm Comolli po negocion me PSG për rikthimin e sulmuesit francez, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar gjatë huazimit në Torino dhe është shumë i pëlqyer nga trajneri Igor Tudor, që ka kërkuar ta ketë sërish nën urdhrat e tij.
Pas javësh tratativash, situata ka marrë një tjetër kthesë: Juventusi mendoi se kishte arritur një marrëveshje, por klubi parizien ngriti çmimin në 70 milionë euro, shumë më lart se oferta e bardhezinjve prej 50 milionë eurosh e bërë në mesin e gushtit.
Tani, me dëshirën e lojtarit për t’u rikthyer në Torino dhe presionin e klubit italian, Juventusi është gati të rrisë ofertën në 60 milionë euro. Formula e propozuar është një huazim me kosto 10 milionë euro, me detyrim blerjeje prej 50 milionë eurosh, për të mos rënduar menjëherë bilancin financiar të këtij sezoni.
Tani topi është në fushën e PSG-së, që duhet të bëjë një hap drejt kompromisit për ta mbyllur këtë “telenovelë” merkatoje. Në të njëjtën kohë, në Torino do të duhet të përcaktohet edhe e ardhmja e Vlahovic, në një skenar që pritet të ndezë ditët e fundit të merkatos.

Partia e Ramës dhe partia e Berishës-Cipa dhe liria!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128