A do të vazhdojë Gazmend Bardhi të jetë kryetar i Grupit Parlamentar?/ Berisha përgjigjet para gazetarëve: E kreu shumë mirë "misionin", më tej vendosin forumet!

26 Gusht 2025, 13:34 / POLITIKË ALFA PRESS

A do të vazhdojë Gazmend Bardhi të jetë kryetar i Grupit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, është pyetur për pozicionin që do të mbajë Gazmend Bardhi në parti dhe se a do të vazhdojë ai që të jetë kryetar i Grupit të PD.

Sipas Berishës, proceset dhe funksionet brenda grupit do të përcaktohen në mënyrë demokratike, sipas rregullave të vendosura, kurse sa për Bardhin deklaroi se ai deri këtu e ka kryer shumë mirë "misionin".

Berisha: Gazment Bardhi e ka kryer me dinjitet detyrën. Do jetë grupi që përcakton se kush do jetë kryetari i grupit

Në vazhdim. PD do i ketë në vazhdim proceset.
Do i përcaktojë grupi të gjitha...
Unë nuk po prononcohem, por unë kam vlerësim qartësisht për detyrën që Gazment Bardhi ka kryer si kryetar grupi.
Por një gjë, funksionet ne i përcaktojmë në mënyrë demokratike.
Ka rregulla aty dhe do zbatohen ato rregulla.
Por Gazment Bardhi, meqë po më pyet mua, gjykoj se e ka kryer me dinjitet dhe e përmbush me dinjitet atë detyrë.
Do jetë grupi që përcakton se kush do jetë kryetari i grupit...
A ka mundësi që sekretin e votës të ma respektosh? Të vetmen gjë...

 

Po ndodh...