“Valsi” i sulmuesve në Serie A, nga Napoli te Milan e Juve, “bigët” në kërkim të një “bomberi”

26 Gusht 2025, 11:31 / SPORT ALFA PRESS

“Valsi” i sulmuesve në Serie A, nga Napoli te Milan e Juve,

Në Serie A, tre nga ekipet kryesore, Napoli, Juve e Milan mbeten në kërkim të një sulmuesi të ri. Blutë e Contes janë të fiksuar pas idesë për të rikthyer Rasmus Hojlund në Itali. Mediat e bëjnë të kryer arritjen e marrëveshjes, kjo pasi “bomberi” i “djajve të kuq” ka dhënë pëlqimin e tij për t’u transferuar te Napoli. Në të njëjtën kohë, blutë kanë gjetur edhe formulën e duhur për të bindur Man.United, bëhet fjalë për një huazim me detyrim blerje, një operacion që pritet t’i kushtojë arkës së klubit afro 45 milionë euro. Në këtë mënyrë, pas dy viteve në “Old Trafford”, danezi bëhet gati për t’u rikthyer në Serie A.

Të dorëzuar për Hojlund, i cili ishte edhe një objektiv i Milan, Igli Tare ka kthyer vështrimin nga Portugalia, me Drejtorin Sportiv të “djallit” që po nxiton për të mbyllur marrëveshjen me Sporting Lisbona për transferimin e Conard Harder. Danezi do t’i kushtojë Milanit 24 milionë euro kesh, plus 3 të tjera në formë bonuesh, ndërkohë Sporting ka ruajtur edhe 10% të kartonit në rast rishitje. Harder do të firmos një kontratë deri në 2030 nga ku do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Në kërkim të një sulmuesi mbetet edhe Juventues pavarësisht se Dusan Vlahovic shfaqi “shenja jete” në ndeshjen e parë të Serie A duke realizuar kundër Parmës. “Zonja e Vjetër” nuk heq dorë nga Kolo Muani, një lojtar që trajneri Tudor e vlerëson shumë, por pengesë e fortë mbetet PSG, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Diferenca mes ofertës dhe kërkesës është jo e vogël. Juve është gati të investojë deri në 50 milionë euro, por PSG kërkon 70 milionë. Dëshira e lojtarit për t’u rikthyer në Torino dhe insistimi i Juventus mund të bëjë palët të gjejnë një akord mbi bazën e 60 milionë eurove. Sipas mediave italiane, drejtuesit bardhezi pritet të paraqesin ofertën e radhës, huazim me detyrim blerje, 10 për huazimin dhe 50 të tjera në fund të sezonit.

 

Po ndodh...