Vdekja e dy motrave në aksident, Braçe: Ishte vrasje! Të ndryshojnë urgjent 2 ligje në Kodin Rrugor dhe Penal

26 Gusht 2025, 10:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Vdekja e dy motrave në aksident, Braçe: Ishte vrasje! Të

Deputeti socialist Erion Braçe kërkon menjëherë ndryshimin e dy ligjeve në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal, që kanë të bëjnë me aksidentet rrugore dhe abuzimin me fuqinë e detyrës të punonjësve të shtetit që përdorin edhe armët e shërbimit për ngjarje kriminale.

Ligjvënësi ka reaguar sot fuqishëm nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e aksidentit në Sarandë, ku vdiqën dy motra dhe u plagos një vajzë e tretë, kurse autori i dyshuar dhe i arrestuar tashmë është një punonjës i Ministrisë së Brendshme, që ishte i dehur në timon, me shpejtësi dhe në parakalim të gabuar.

Braçe e cilëson një vrasje dhe jo një aksident rrugor, ndaj kërkon ndryshimin e ligjit për këto raste dhe ashpërsimin e tij.

Gjithashtu, teksa bën postimin prekës për dy motrat që humbën jetën në mënyrën më të pafajshme, ai ngre zërin për rritjen e fuqisë së ndëshkimit nga ligji për këto raste.

Braçe sjell në vëmendje edhe rastet kur punonjës të shtetit përfshihen në paligjshmëri duke përdorur fuqinë e detyrës dhe armën e shërbimit, teksa kërkon që edhe për këto raste të mbahet përgjegjësi nga shkelësit, nëpërmjet ashpërsimit të ligjit.

Dy motrat Dhimaku, Elvisa 22-vjeçare dhe Rozina 20 vjeç studionin të dyja për mjekësi, njëra në universitetin publik dhe tjetra në privat në Tiranë. Më e madhja, drejtonte makinën Lancia, me motrën dhe një shoqe pasagjere. Rreth orës 20:15 të së dielës, në aksin Sarandë-Delvinë, një një ‘Audi’ i përplasi fort, duke i lënë pa jetë dy motrat, ndërsa shoqja e tyre, 24-vjeçarja, Antonela Zhupa, gjendet ne spital jashtë rrezikut për jetën. Në timon, rezultoi të ishte 24-vjeçari Kevin Norra, punonjës i MB, në gjendje të dehur, që u arrestua.

Postimi i Erion Braçes:

Dy vajza të reja fare u përcollën dje në banesën e fundit.

Nuk e imagjinoj dot dhimbjen e nënës së tyre, babait të tyre, gjithkujt që i njohu e ndau jetën e shkurtër me to! Është e tmerrshme, nuk ka ngushëllim, fare!

Kam prej mëngjesit të djeshem që dëgjoj:

Jooooo! Nuk është aksident!

Të dehesh, të marrësh makinën, të dalësh me të në rrugë, të ecësh me shpejtësi përtej normës, të hysh në parakalim të gabuar dhe t’i shkosh tjetrit përballë në korsinë e tij, nuk është aksident, as aksident me pasojë vdekjen!

Është vrasjeeee me pasojë vdekjen e dy vajzave të reja dhe plagosjen e një të trete.

Kodi ynë Rrugor e Kodi ynë Penal nuk e njeh këtë nocion, ndërkohë në rrugë ndodh si vrasje me dshje madje!

Duhet të ndryshojmë dy ligjet sa më parë;

Dëgjoja dje arrestohet shoferi, ishte i dehur, ishte me shpejtësi, hyri në parakalim të gabuar;

Ja u arrestua, po pastaj? Do hetohet e gjykohet për aksident me pasojë vdekjen? Nuk është i tillë!

E dyta, dëgjova po dje se autori është punonjës i Ministrisë së Brendshme; Nuk e di në qëndron kjo apo jo.

Por një ligj i ri për përgjegjësitë përtej punës që bëjnë për punonjësit e shtetit duhet të hartohet sa më parë, tani! Doemos këta duhet të kenë përgjegjësi publike, më shumë se çdo qytetar i zakonshëm.

Dëgjoj shpesh, përdori armën e shërbimit e vrau gruan, sulmoi komshiun, kërcënoi një tjetër në lokal, ndërtoi pa leje, shkeli ligjin dhe në fund, ishte punonjës i shtetit.

Kjo nuk duhet të ndodhë më!

Me ligj çdo punonjësi shteti duhet t’i ngarkohet përgjegjësi e t’i kufizohen akte që kanë në thelb paligjshmërinë duke përdorur fuqinë e të qenit në një zyrë shteti!

 

Po ndodh...