
Bllokohen rrugë, digjen goma, protesta masive kundër Netanjahut në Izrael: Lironi pengjet në Gaza

Izraeli është pushtuar nga një valë protestash masive nën moton “Ktheni Pengjet në Shtëpi”.
Familjarët dhe një grup i formuar për mbrojtjen e pengjeve kërkuan lirimin e tyre dhe më shumë vepra konkrete nga qeveria. Imazhet nga protesta shfaqin rrugë të bllokuara, ndërsa pjesëmarrësit dogjën goma në shenjë revolte ndaj kabinetit të kryesuar nga Benjamin Netanjahu. Demonstruesit valëvitën flamuj izraelitë dhe banderola të verdha që simbolizonin solidaritetin me pengjet.
Disa u binin daulleve dhe brohorisnin thirrje të ndryshme, ndërsa të tjerë mbanin imazhe të atyre që ishin ende në robëri.
“Për 690 ditë, qeveria ka zhvilluar një luftë pa një objektiv të qartë. Si do të kthehen pengjet, të gjallët dhe të rënët? Kush do ta qeverisë Gazën një ditë më pas? Si do ta rindërtojmë vendin tonë? Sot, është e qartë se Netanyahu i frikësohet një gjëje, presionit publik”, thotë Einav Zangauker, nëna e një pengu izraelit.
Trafiku u ndal ndërsa protestuesit pushtuan si rrugën ashtu edhe një urë këmbësorësh aty pranë, duke kërkuar veprime nga qeveria. Protesta është pjesë e një “Dite Trazirash” mbarëkombëtare, ndërsa izraelitët, në mbështetje të familjeve të pengjeve të mbajtura në Gaza, i bëjnë thirrje kryeministrit Benjamin Netanjahu të arrijë një marrëveshje me Hamasin për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar pengjet e mbetura.
Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve i ka dërguar një apel të hapur edhe Presidentit Donald Trump, duke e kujtuar për premtimin e tij për të sjellë në shtëpi të gjithë pengjet nga Gaza.
“President Trump, keni deklaruar se brenda 2-3 javësh do të ketë një përfundim të qartë të luftës. Lutemi që kjo të jetë e vërtetë dhe që ju të keni vendosur një afat për të përfunduar vuajtjet tona. Ju keni premtuar drejtpërdrejt lirimin e pengjeve dhe sjelljen e tyre në shtëpi, tani është koha për ta bërë realitet”, thuhet në mesazhin e forumit.
Ata shtojnë se aktualisht në Gaza janë 50 pengje, secili prej tyre përfaqëson një të dashur, vëlla, motër, prind, fëmijë.
“Që nga 7 tetori, 42 pengje që ishin marrë të gjallë janë vrarë gjatë kapjes. Çdo ditë që kalon ndërsa luftimet vazhdojnë rrit rrezikun që të dashurit tanë të mos kthehen kurrë. Çdo vonesë shtesë në nënshkrimin e marrëveshjes rrezikon të gjithë 50 pengjet e mbetura.”
Forumi i bën thirrje Trump të përfundojë marrëveshjen dhe të sjellë pengjet në shtëpi “para se të jetë tepër vonë”.
Sipas raportimeve, në Gaza gjendet ende 50 izraelitë që mbahen peng, 20 prej të cilëve besohet të jenë ende gjallë.

Miti i Shqipërisë turistike, me kokën në Europë dhe bythën në Tunizi!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128