U vra nga bashkëshorti rreth 4 ditë më parë në Greqi, përcillet sot për në banesën e fundit Marjola Nakoleci

26 Gusht 2025, 11:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

U vra nga bashkëshorti rreth 4 ditë më parë në Greqi,

Mëngjesin e kësaj të marte është duke u kryer ceremonia e pritjes për viktimën Marjola Nakoleci e cila u vra nga bashkëshorti i saj rreth 4 ditë më parë në Volos të Greqisë.

Trupi i pajetë i saj u soll gjatë pasdites të së hënës dhe do të prehet në varrezat e qytetit të Korçës.

Miq, familjarë dhe të afërm të viktimës janë duke i dhënë lamtumirën e fundit 36-vjeçares dhe ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike teksa kanë ndaluar kategorikisht praninë e mediave.

Ceremonia mortore pritet të kryhet rreth orës 11:00.

 

Po ndodh...