EMRI/ U kap me armë automatike dhe municion në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

26 Gusht 2025, 09:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ U kap me armë automatike dhe municion në makinë, arrestohet

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Armed”, duke goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Në pranga ka rënë një 38-vjeçar me precedent penal, i cili u kap duke lëvizur me armë zjarri dhe municion në automjet.

I arrestuari është shtetasi Besmir Bajraktari, banues në Burrel, i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Ai u ndalua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në rrugën e Arbërit, ndërsa drejtonte një automjet tip “BMW”.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatike dhe municion luftarak, të cilat u morën si prova materiale së bashku me automjetin.

Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

 

Po ndodh...