
Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Itali dhe pritet të ekstradohen në Shqipëri, si pjesë e një operacioni ndërkombëtar të titulluar “The Wanted”.
Njëri prej të arrestuarve, Erion Hoti alias Erion lamallari, 35 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit për vjedhje me dhunë dhe përkrahje të autorit të krimit. Ai akuzohet se ka vjedhur një automjet, një shumë parash dhe një celular në një fabrikë qumështi në vitin 2021 dhe ka ndihmuar një person tjetër të shpallur në kërkim.
Vëllai i vogël, Klodian Hoti, 31 vjeç, rezulton i dënuar nga Gjykata e Dibrës me 4 vite e 4 muaj burg për kultivim të bimëve narkotike. Ai u kap në flagrancë në vitin 2019 duke kultivuar mbi 1,300 fidanë narkotikë brenda një sere në Martanesh dhe i ka mbetur për të vuajtur një pjesë e dënimit.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po kryejnë procedurat për ekstradimin e dy vëllezërve drejt Shqipërisë, ndërkohë që operacioni nënvizon bashkëpunimin efektiv ndërkombëtar për kapjen e personave në kërkim.

Partia e Ramës dhe partia e Berishës-Cipa dhe liria!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128