A do drejtojë seancën e parë të Parlamentit si deputeti më i vjetër? Berisha: S’mund t’ia lejoj vetes, kurrë!

26 Gusht 2025, 16:28 / POLITIKË ALFA PRESS

A do drejtojë seancën e parë të Parlamentit si deputeti

Kreu i PD, Sali Berishës si ligjvënësi më i vjetër në moshë, sipas rregullores i takon ta drejtojë seancën e parë në Parlament, por kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar prerë se do ta refuzojë këtë privilegj.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Berisha tha se ai s’mund t’ia lejojë vetes që të çelë legjislaturën e një Parlamenti që sipas tij i takon partisë shtet.

“Një parlament jo legjitim, nuk mund ta hap kurrë, kurrë. Nuk mund ti bëj vendit tim unë një antishërbim të tillë. Harroje. Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja, do ta kisha patur kënaqësi, por ky është një parlament jo legjitim.


Nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, sipas të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Është rekomandim i Këshillit të Europës që thotë; në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti.

Kaq mjafton kjo frazë për të treguar se ky është parlamenti i partisë-shtet. E si mund ta hap unë atë? Si mund të ja lejoj vetes të ulem unë aty? Kurrë…”, u shpreh Berisha.

 

Po ndodh...