Zhbllokimi i procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani: Sa më parë të votohet edhe qeveria e re

26 Gusht 2025, 18:31 / KOSOVA ALFA PRESS

Zhbllokimi i procesit të konstituimit të Kuvendit të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur hapjen e rrugës për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të rikthimit të funksionalitetit institucional në vend.

Në një deklaratë për media, Osmani ka shprehur shpresën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe normat demokratike.

Ajo ben thirrje qe sa me pare te votohet edhe qeveria e re e dale nga vullneti i qytetareve.

“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet ne mesazhin e Presidentes Osmani.

 

Po ndodh...