Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

27 Gusht 2025, 00:02 / BOTA ALFA PRESS

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë

Lozana në Zvicër është përfshirë nga trazira të dhunshme pas vdekjes së një 17-vjeçari, i cili humbi jetën gjatë një aksidenti me skuter teksa tentonte t’i shpëtonte një patrulle policie.

Rreth 200 të rinj dolën në rrugë duke sulmuar forcat e rendit me gurë, bomba molotov dhe fishekzjarrë. U dogjën kontenierë e kazanë mbeturinash, ndërsa një autobus i transportit publik u dëmtua rëndë.

Për të vënë nën kontroll situatën u angazhuan mbi 140 policë, ndërsa shtatë protestues u arrestuan.

Ngjarja ka nxitur zemërim të madh në komunitet, i cili akuzon policinë për përgjegjësi në vdekjen e adoleshentit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa kërkohet transparencë për rrethanat e ngjarjes.

 

Po ndodh...