Shpërthimi me lëndë plasëse në Fushë Kuqe, dyshohet se në shënjestër ka qenë këngëtari Jozefin Marku! Pranë banesës u gjetën edhe gëzhoja plumbash

26 Gusht 2025, 22:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthimi me lëndë plasëse në Fushë Kuqe,

Të tjera detaje janë bërë publike nga shpërthimi me lëndë plasëse në një banesë në fshatin Gurëz, njësia administrative Fushë Kuqe, Kurbin. Mësohet se në shënjestër ka qenë këngëtari Jozefin Marku.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ndodhi rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së shtetases M. D. (alias M. B.) ku ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar si artizanale.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja paraprake u konstatua se porta ishte dëmtuar lehtë si pasojë e shpërthimit.

Gjatë kontrollit në perimetrin përreth banesës, hetuesit gjetën dhe sekuestruan disa gëzhoja, të cilat sipas policisë janë në dukje të vjetra dhe janë marrë në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe.

Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

 

Po ndodh...