U aksidentua në etapën e parë, ja çfarë ka pësuar çiklisti sipas mjekëve! Favoriti spanjoll mbyll në Shqipëri aventurën në Giro d’Italia

9 Maj 2025, 23:11 / SPORT ALFA PRESS

U aksidentua në etapën e parë, ja çfarë ka

Një aksident ndodhi në etapën e pare të Giro d’Italia në zbritjen e Linzës në Malin e Dajtit ku çiklisti spanjoll Miguel Landa, u përplas me një shtyllë në një kthesë të vështirë dhe të mprehtë dhe ra në asfalt, ndërsa dy çiklistë të tjerë, Jay Vine dhe Corbin Strong, ranë mbi biçikletën e tij në rrugë.

Dy çiklistët amerikanë u ngritën dhe vazhduan garën normalisht, ndërsa Landa dukej që kishte pësuar dëmtim të rëndë dhe nuk ishte në gjendje ta vazhdonte garën. 

Landa nuk vazhdoi, atij iu ofrua ndihma e parë dhe u dërgua në spital me ambulancë për analiza dhe ekzaminime të mëtejshme.

Pas kontrolleve të para rezultoi se ai ka dëmtuar shtyllën kurrizore në pjesën e toraksit.

Sipas njoftimit të skuadrës së tij në mbrëmje, mjekët kanë konstatuar se Landa ka pësuar një frakturë në vertebrën torakale T11, dëmtim që kërkon pushim absolut dhe qëndrim në pozicion të veçantë për një periudhë të gjatë para se të nisë riaftësimi.

Aktualisht, ai ndodhet i shtruar në një spital në Tiranë ku ka kaluar natën e së premtes.

Gjatë ditës së shtunë, pritet të merren vendime për mënyrën e transportimit të tij në Spanjë, në varësi të rekomandimeve mjekësore.

Rrëzimi i Landa-s është një goditje e madhe për ekipin e tij dhe për vetë garën, pasi ai konsiderohej një prej protagonistëve kryesorë të këtij edicioni të Giro d’Italia.

Spanjolli aktualisht kryesonte renditjen e kampionatit dhe donte të zinte një vend në podium, si në raundet e viteve 2015 dhe 2022.

 

Po ndodh...