Uzuni magjik në SHBA, sulmuesi i Kombëtares shënon gol dhe dhuron asist në ndeshjen e MLS-së

24 Gusht 2025, 10:29 / SPORT ALFA PRESS

Uzuni magjik në SHBA, sulmuesi i Kombëtares shënon gol dhe dhuron

Për Myrto Uzunin e mbrëmshmja ishte natë magjike në aspekt personal. Ai arriti të shënojë gol dhe të asistojë në humbjen e skuadrës së tij, Austin në transfertën me Montrealin.

Në minutën e 40′, sulmuesi i Kombëtares ndodhej në zonën e portierit teksa mori një pasim shumë të mirë për të dërguar topin në rrjetë.

Në të 77′ pas një kundësulmi të skuadrës së tij, beratasi i nxjerr një top fantastik në zonë Volfit, i cili nuk gabon për të dërguar shifrat në 3-2. Kështu u mbyll dhe ndeshja e vlefshme për javën e 26-të në MLS.

Po ndodh...