Zbulohet sa do të jetë paga e Rolando Maran në krye të Shqipërisë

19 Maj 2026, 23:59 / SPORT ALFA PRESS

Zbulohet sa do të jetë paga e Rolando Maran në krye të

Rolando Maran do të jetë një nga trajnerët më të paguar në historinë e pankinës kuqezi, pasi tekniku italian pritet të përfitojë rreth 400 mijë euro në sezon në drejtimin e Kombëtares, sipas raportimeve që shoqërojnë marrëveshjen e tij me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Maran ka firmosur një kontratë dyvjeçare, duke u lidhur me kuqezinjtë deri në vitin 2028, në një projekt që synon vazhdimësinë dhe konsolidimin e rezultateve të ekipit kombëtar. Emërimi i tij është konfirmuar nga mediat italiane, të cilat kanë bërë të ditur se ish-trajneri i skuadrave si Catania, Chievo, Cagliari dhe Genoa ka nisur tashmë aventurën e parë në nivel kombëtaresh.

Me një pagë që kap shifrën e 400 mijë eurove në vit, italiani vendoset mes teknikëve me kontrata të konsiderueshme në futbollin shqiptar, ndonëse ende larg standardeve të trajnerëve të kombëtareve elitare europiane. Në total, marrëveshja dyvjeçare mund të arrijë vlerën e 800 mijë eurove, pa përfshirë bonuset eventuale të lidhura me objektivat sportive.

Për federatën, investimi te Maran shihet si një zgjedhje për përvojën dhe eksperiencën që italiani ka ndërtuar në më shumë se dy dekada në pankinat e futbollit italian. Tekniku 62-vjeçar vjen pas një karriere të gjatë në Serie A dhe Serie B, ndërsa për herë të parë do të provojë veten në drejtimin e një përfaqësueseje kombëtare.

Po ndodh...