
Dosja ‘Toyota Yaris’, SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

13 Maj 2025, 12:11 / AKTUALITET
Prokuroria e Posacme lexoi konkluzionet përfundimtare për avokatin Radovan Çela i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë.
Prokurori Klodian Braho kërkoi dënimin e Çelës me 6 vite burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vjet.
Sipas organit të akuzës, Radovan Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimarrjen e funksionarëve të drejtësisë.
Në seancën e radhës, mbrojta ligjore e Çelës do japë konkluzionet përfundimtare dhe më pas gjykata do japë vendimin.
Më herët, për të njëjtën dosje, Braho kërkoi edhe dënimin e ish kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka me 3 vjet burg, vendim i cili do shpallet nga GJKKO javën e ardhshme, në datë 20 maj.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
Nga Erl Kodra
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
Nga Neli Demi

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
Nga Ervis Iljazaj

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128