
Flet vëllai i 56-vjeçarit që u vra nga e bija në Fier: Bashkëshortja nuk e donte, s’e linte të fliste me mua

Ferdinand Rama, vëllai i 56-vjeçarit Anesti Rama që u vra në Fier nga vajza e tij Emanilda Rama, ka folur për mediat duke dhënë detaje tronditëse për marrëdhëniet brenda familjes.
Nga Greqia, ku jeton prej vitesh, Ferdinand Rama deklaroi se kishte dy vite e gjysmë pa folur me të vëllanë, pasi bashkëshortja e Anestit nuk e lejonte. Ai shton se viktima nuk kishte marrëdhënie të mira me gruan, e cila tashmë dyshohet se ka ndihmuar të bijën në fshehjen e gjurmëve të krimit.
“E kemi ditur që më përpara, nuk shkonin mirë. Ajo thoshte ‘nuk e dua burrin, merreni ju, bëni çfarë të doni’. Ka thënë vetë ‘unë nuk e dua’. Vëllai punonte. Ata kanë dy vajza”, u shpreh Ferdinand Rama.
Ai rrëfen se lajmin për vrasjen e mësoi nga kunata e tij: “Lajmëroi gruan time në telefon dhe i tha se Anesti ka vdekur.”
Ferdinandi tha gjithashtu se për shëndetin e vëllait pyeste gjithmonë vëllain tjetër, pasi nuk kishte kontakte të drejtpërdrejta: “Më thoshte është mirë, por pak i dobët, ka pak kollë.”
Sipas hetimeve, 26-vjeçarja Emanilda Rama vrau babanë e saj me mjet strangulues (tel), ndërsa nëna e saj dyshohet se e ndihmoi për të inskenuar ngjarjen si aksidentale.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128