
Zjarri pranë pikës kufitare në Pustec, pezullohet përkohësisht lëvizja e kamionëve drejt doganës së Goricës

Kalimi i mjeteve në pikën doganore të Goricës, në zonën e Pustecit, është pezulluar përkohësisht si pasojë e një vatre zjarri në anën maqedonase të kufirit. Flakët kanë përfshirë të dy anët e rrugës, duke krijuar rrezik për automjetet që kalojnë në këtë segment.
Në bashkëpunim të ngushtë, autoritetet doganore shqiptare dhe ato maqedonase kanë vendosur të bllokojnë qarkullimin deri në një moment të dytë, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Pas komunikimeve të palës shqiptare me atë maqedonase, njoftohet se ndalimi i qarkullimit do të jetë vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona), ndërsa mjetet e tjera mund të vazhdojnë qarkullimin në këtë pikë kufitare.
Zjarri ndodhet pranë kufirit me territorin shqiptar, ndërsa forcat zjarrfikëse nga Maqedonia e Veriut po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Një njoftim i dytë do të bëhet sapo qarkullimi të rifillojë pranë kësaj dogane.

Vdekja, kjo Zonjë madhështore!
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128