Dhunimi i efektivit të Rrugores në Kukës, Policia shpall në kërkim një prej autorëve

6 Maj 2025, 21:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhunimi i efektivit të Rrugores në Kukës, Policia shpall në

Policia e Kukësit ka reaguar në lidhje me dhunimin e një efektivi të Policisë Rrugore, ku bëhet fjalë për inspektorin Q.D.

Sipas autoriteve, efektivi i Rrugore është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës në rrugën për në fshatin Pobreg.

Policia thotë se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një prej autorëve, teksa po punon për identifikim e autorëve të tjerë.

“Rreth orës 17:00, Inspektor Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës, ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës. Punonjësi i Policisë aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.

Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, së bashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe të personave të tjerë, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle për kapjen e personit të identifikuar nga ana e Policisë”, njofton Policia.

Burime për mediat bëjnë me dije se efektivi i Rrugore është dhunuar me sende të forta nga disa persona, teksa autorët janë persona të cilët ai i ka ndaluar disa ditë më parë gjatë detyrës, teksa ata lëviznin me makinë.