Mjeti del nga rruga në Krume, mbesin të lënduar babë e bir

17 Maj 2025, 21:44 / AKTUALITET ALFA PRESS
Mjeti del nga rruga në Krume, mbesin të lënduar babë e bir

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Krume, ku një mjet ka ndalë nga rruga dhe për pasoja kanë mbetur të lënduar drejtuesi dhe babai i tij.

Ata janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Rreth orës 20:25, në fshatin Zahrisht, shtetasi L.M., i cili udhëtonte së bashku me babain e tij shtetasin  I. M., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit dhe babi i tij, janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.