
Dyshohet për korrupsion në zgjedhje, SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit

17 Maj 2025, 22:46 / POLITIKË
Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i është sekuestruar celulari me urdhër të SPAK.
Ish-kryebashkiaku i Kavajës dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsionit në zgjedhjet e 11 majit.
Operacioni vjen në kuadër të strategjisë për krimet zgjedhore.
Mësohet se kontrolle janë kryer edhe në disa ambiente të tjera, teksa janë sekuestruar në total katër aparate celularë.
Elvis Roshi u përfshi në fushatën zgjedhore në mbështetje të kushëririt të tij Elton Rroshi, i cili kandidoi për koalicionin PD-ASHM.
Elvis Roshi është mbajtur në vëzhgim për rreth 3 javë në Kavajë.
Mësohet se janë monitoruar të gjitha lëvizjet e tij si dhe takimet që ka bërë me persona të ndryshëm përgjatë kësaj periudhe.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128