Isuf Çela përmbys rezultatin brenda PD-së me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë në Kukës

17 Maj 2025, 22:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Isuf Çela përmbys rezultatin brenda PD-së me votat e

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit.

Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes kandidatëve të PD.

Numërimi i votave të diasporës i dha një avantazh të dukshëm Isuf Çelës, i cili do të jetë kandidati që fiton mandatin e dytë të PD për qarkun Kukës.

Gara ishte ngushtë mes tij dhe kandidatit Shkëlqim Shehu, por Çela arriti të krijojë në fund një avantazh prej 63 votash.