Parashikimi i motit për sot, 18 maj 2025

18 Maj 2025, 08:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Parashikimi i motit për sot, 18 maj 2025

Pritet depërtim i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore duke sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.

Orët e paradites do të sjellin vranësira disi më të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë, megjithatë nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 27°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

 

Po ndodh...