Në Vatikan zhvillohet mesha e inaugurimit të Papa Leo XIV, mijëra besimtarë ndjekin ceremoninë

18 Maj 2025, 11:01 / BOTA ALFA PRESS

Në Vatikan zhvillohet mesha e inaugurimit të Papa Leo XIV, mijëra

Papa Leo XIV inaugurohet në një meshë në Sheshin e Shën Pjetri, duke shënuar kështu edhe fillimin zyrtar të papatit të tij.

Ai është zgjedhur si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike në fillim të këtij muaji pas vdekjes së paraardhësit të tij, Papa Françeskut, dhe një konklave dy-ditore në qytetin e Vatikanit, raporton BBC.

Papa i ri ka mbajtur meshën e tij të parë në Kapelën Sistine më 9 maj, menjëherë pas zgjedhjes së tij nga Konklava.

Ai e ka përdorur shërbimin për të bërë thirrje që Kisha Katolike të kundërshtonte mungesën e besimit dhe bëri thirrje për unitet të Kishës nga kardinalët e tij.

Leo është Papa i 267-të dhe i pari që vjen nga SHBA-ja.

 

Po ndodh...