Përplasja me gazetarët gjatë protestës së PD, policia çon në SPAK Palokën dhe Balliun

18 Maj 2025, 12:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Përplasja me gazetarët gjatë protestës së PD, policia

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së PD ditën e premte në Tiranë.

Gjatë protestës, Edi Paloka, ka pasur përplasje me disa gazetarë, gjë që shtyu dhe disa protestues që të përplaseshin fizikisht me ta dhe të hidhnin dhe ofendime.

Mos bëj skema se… Mos bëj skema këtu! U bëtë ju!

Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, iu drejtua Paloka gazetarëve, që nxiti dhe qytetarët e pranishëm të “shpërthenin” në ofendime.

-referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës.

 

ide