
Shkodër/ 16-vjeçari me motor përplas të moshuarin me biçikletë, plago*et rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në fshatin Muriqan të Shkodrës, ku një 16-vjeçar që drejtonte një motor, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga një i moshuar.
Për pasojë, policia bën të ditur se 76-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Rreth orës 10:20, në fshatin Muriqan, një 16 vjeçar, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka përplasur biçikletën që lëvizte shtetasi M. L., 76 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. L, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128