Sherr në Pogradec, mbështetësi i PD godet komisionerin e PS, ja çfarë ndodhi

11 Maj 2025, 11:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherr në Pogradec, mbështetësi i PD godet komisionerin e PS, ja

Një incident është regjistruar në një qendër votimi në Pogradec.

Luan Tollozhina, i njohur si një nga mbështetësit e Partisë Demokratike në Pogradec, ka goditur komisionerin e Partisë Socialiste Entin Gega në qendrën e votimit.

Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për incidentin kanë qenë motive të dobëta që lidhen me një ngacmim të komisionerit kundrejt vajzës së Tollozhinës. Incidenti nuk ka lidhje me procesin e votimit.