
Taravari largohet nga qeveria e Mickoskit, kalon në opozitë. Reagime dhe kritika të ashpra

Pas rreth dy orë mbledhje, Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut mori vendimin që të largohet nga Qeveria dhe të kalojë në opozitë.
Kjo u bë e ditur mbrëmjen e djeshme nga kreu i ASH-së Arben Taravari, në një konferencë për media. Sipas tij ky vendim vjen pasi koalicioni VLEN nuk ka arritur të përmbushë premtimet dhe pritshmëritë.
“Morëm vendim që Aleanca për Shqiptarët të shkojë në opozitë. Askush nuk ka lindur në Qeveri”, deklaroi kreu i ASH-së, Arben Taravari.
Ndër arsyet si theksoi në veçanti mos sjelljen e një ligji të posaçëm për përfaqësim të drejtë.
Vendimi i liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të tërhequr partinë nga qeveria ka nxitur reagime të ashpra brenda vetë partisë.
Njëri nga themeluesit dhe anëtari i Kryesisë Qendrore të ASH-së, Latif Arifi, ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar atë si një akt të papërgjegjshëm dhe në kundërshtim me vullnetin e elektoratit.
“Vendimi i paralajmëruar dhe arbitrar i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe një rrethi të ngushtë individësh, për të larguar partinë nga qeveria dhe për ta dërguar atë në përqafim të Ali Ahmetit, është një akt i papërgjegjshëm politik që shkel vullnetin e anëtarësisë së gjerë të partisë dhe besimin e 107.00 mijë qytetarëve që votuan për ndryshim.
Ky vendim i pakoordinuar me strukturat e partisë dhe me partnerët ndërkombëtarë, është një tradhti e hapur ndaj vlerave për të cilat Aleanca u themelua”, tha ai.
Për tërheqjen nga qeveria të ASH-së ka reaguar edhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami.
Ai ka deklaruar se janë në fazë të avancuar të negociatave me disa deputetë, si nga opozita shqiptare ashtu edhe nga komunitetet tjera që aktualisht janë pjesë e “Frontit Evropian”.
Ai ka theksuar se shumica parlamentare që përkrah qeverinë pritet të zgjerohet shumë shpejt.
“Në momentin që hapet dera dhe dikush del, hapet mundësia që të hyjnë më shumë të tjerë, dhe për këtë arsye mund të garantoj se kjo qeveri do ta rrisë mbështetjen në Parlament”, tha Kasami në një intervistë për mediat maqedonase.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128