Vesa Luma feston ditëlindjen në Ferma VIP, surpriza emocionuese për Big Bastën mes mesazheve të forta

13 Maj 2025, 09:06 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Vesa Luma feston ditëlindjen në Ferma VIP, surpriza emocionuese

Në një nga momentet më të ndjera të këtij sezoni në “Ferma VIP”, këngëtarja Vesa Luma festoi ditëlindjen e saj në ambientet e fermës, duke surprizuar bashkëshortin e saj, reperin Big Basta. Kjo surprizë u prit me entuziazëm jo vetëm nga ai, por edhe nga publiku, sidomos pas thashethemeve të fundit mbi një krisje të mundshme në çift.

Takimi mes tyre ishte i mbushur me emocione dhe ndjenja të sinqerta. Big Basta i dedikoi Vesës një këngë të veçantë si dhuratë për ditëlindje, një moment që preku të gjithë dhe la pas çdo aludim, duke konfirmuar edhe një herë se ata mbeten një nga çiftet më të dashura dhe të qëndrueshme të ekranit shqiptar.

Çifti rikujtoi gjithashtu se historia e tyre e dashurisë nisi pikërisht në “Vizion Plus” – aty ku u hodhën hapat e parë të lidhjes së tyre dhe ku sot, përmes këtij rikthimi simbolik në “Ferma VIP”, emocionuan sërish publikun që i ka ndjekur me dashuri ndër vite.

Vesa, nga ana e saj, u përpoq t’i jepte Big Bastës jo vetëm përqafim dhe dashuri, por edhe mesazhe të rëndësishme për rrugëtimin e tij në fermë. Ajo e inkurajoi që të qëndrojë i përqendruar, të shijojë natyrën që e rrethon dhe madje i sugjeroi që aty, mes qetësisë dhe reflektimit, të krijojë një këngë të re. Ajo u shpreh hapur se e sheh Big Bastën si fitues të këtij edicioni, duke e motivuar ta jetojë eksperiencën me shpirt dhe origjinalitet.

Po ndodh...