Emrat/ Gjykata e Lezhës lë në masën 'detyrim paraqitje' bashkëshortin e Elda Hotit dhe shokun e tij

13 Maj 2025, 13:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat/ Gjykata e Lezhës lë në masën 'detyrim

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka marrë sot vendimin për të lënë të lirë, duke vendosur masën 'detyrim paraqitje' për bashkëshortin e deputetes së Partisë Ddemokratike Elda Hoti, Ladi Ndoja dhe shokun e tij, Amarildo Jushi. 

Bashkëshorti i kandidates së PD-ASHM, Elda Hotit është shoqëruar nga policia para pak ditësh për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe një tjetër vepër.

Mësohet se ai ka ndaluar 3 persona duke iu bllokuar rrugën dhe më pas ka thërritur policinë.

Shkak ka qenë bindja se personat që ndodheshin në automjet, po shkonin për të blerë vota.

Pasi ka shkuar në vendngjarje, policia nuk ka konstatuar asgjë të jashtëligjshme e për pasojë ka shoqëruar bashkëshortin e kandidates Elda Hoti.

Sipas njoftimit të policisë Ladi Ndoja 45-vjeç dhe Amarildo Jushi 25-vjeç, të dy banues në Mirditë, u arrestuan në flagrancë për disa vepra penale, përfshirë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt, vetëgjyqësinë, dhe kanosjen apo dhunimin ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.

 

ide