
Procesi i votimit në Greqi, DHL i përgjigjet KQZ: Çdo dërgesë zarfi ka provë dorëzimi

Kompania Postare DHL, e cila ka bërë shpërndarjen e fletëve të votimit të për votuesit e regjistruar jashtë vendit, i ka kthyer përgjigje Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, në lidhje me kërkesën e tij për informacione mbi procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor në Greqi.
Sipas kompanisë, çdo dërgesë ka provë dorëzimi.
“Nga të gjitha kërkesat për verifikim, janë vetëm 5 raste në total në të gjitha vendet përfshirë Greqinë, që janë në ndjekje për verifikim. Çdo dërgesë e dorëzuar ka provë dorëzimi. 4 779 dërgesa janë marrë nga korrierët në shtëpi në kthim.
“18 489 dërgesa janë dorëzuar nga votuesit në pikat e shërbimit DHL dhe 25 920 dërgesa janë dorëzuar në pikat e partnerëve lokalë të DHL”, thekson DHL.
Më tej, në kthimin e përgjigjes së DHL-së thuhet se “dërgesat janë procesuar në përputhje me procedurat standarde të cilat përfshijnë Direct Signature (firmosje të personit marrës) në dorëzim.
“Partnerët lokalë janë pjesë e rrjetit me të cilët DHL Greqi bashkëpunon (ExclusiveTrusted Partners) të cilët ndjekin dhe plotësonin tërësisht procedurat e përcaktuara nga DHL, përfshirë procesin e dërgesave të zgjedhjeve në Shqipëri”, theksohet në letër.
Sipas DHL-së “të gjithë marrësve të dërgesave pa përjashtim u është dërguar SMS ose e-mail.
“Njoftimet janë bërë që në krijimin e AWB-së (numrit të gjurmimit) në Tiranë e në vazhdimësi në mënyrë të përsëritur, përfshirë edhe vendndodhjen e dërgesës në pikat e shërbimit kur dërgesa nuk është bërë e mundur të dorëzohet apo ka patur adresë të gabuar.
Ky është standardi që është bërë në çdo vend, përfshirë Greqinë”, thuhet në përgjigjen e DHL-së.
Letra e DHL-së vjen mes debatit që ka ngritur kërkesa e Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kutitë me zarfet e fletëve të votimit që vijnë nga Greqia të trajtohen në mënyrë të veçantë dhe të mos bashkohen me votat e tjera.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128