
Protesta e PD ditën kur mbërrijnë liderët e BE, Berisha: Nuk do te ketë asnjë cenim...

Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se Partia Demokratike do të mbajë protestë më datë 16 maj.
Në këtë ditë do të mbahet edhe Samiti i BE-së në Tiranë. Berisha tha se protesta e opozitës nuk do ta cenojë aspak këtë Samit.
Sali Berisha: Zgjedhjet e 11 majit u diktuan që të gjitha nga krimi, bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale. Skenat që ju patë në Vorë ku banda e Xhabaftit diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës në të cilat kryebanditi Blendi Xhabafti mori 10 herë më shumë se kandidati i dytë në lista. Kuptoni se si janë zhvilluar zgjedhjet. Por skenat ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjera Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera.
Në çdo aspekt këto ishin zgjedhjet më të grabitura, më të plaçkitura dhe më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë pluraliste. Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë prurë kaq shumë përfaqësues të tyre në Parlamentin shqiptar sa në këtë Parlament. Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Mund t’ju them ju se në rrethin e Durrësit, bandat punonin për deputetë të veccantë. Tjetër Balla, tjetër Dyrmishi, tjetër ky e ai. Dhe jo më pak në Elbasan kjo skenë. Po kështu në Fier, Mallakastër. Pra këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, serialkiller, dhunues, trafikantë, përdhunues.
Zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Zarfi me 100 euro i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia prej 2 milionë euro gjoba dhe kamata 2015-2025 është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit. PD garanton se protesta do jetë paqësore dhe se Samiti i BE nuk do cenohet.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128