Samiti në Tiranë po afron, Italia dhe Greqia japin sinjale të forta për Ballkanin

13 Maj 2025, 08:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Samiti në Tiranë po afron, Italia dhe Greqia japin sinjale të

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis kanë nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme në fushat e energjisë dhe transportit hekurudhor, duke thelluar bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve.

Sipas marrëveshjes, Greqia do të investojë mbi 400 milionë euro në modernizimin e rrjetit të saj hekurudhor, ndërsa Italia do të kontribuojë me 360 milionë euro për blerjen e trenave të rinj dhe ndërtimin e stacioneve moderne.

Në fushën e energjisë, dy liderët theksuan objektivin për të trefishuar kapacitetin e ndërlidhjes së energjisë elektrike mes dy vendeve.

Mitsotakis nënvizoi rolin e ri të Greqisë si një vend eksportues i energjisë, ndërsa Meloni e vlerësoi këtë bashkëpunim si një hap drejt sigurisë energjetike rajonale.

Takimi ndërqeveritar u fokusua edhe në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me të dy udhëheqësit që ritheksuan mbështetjen e tyre të palëkundur për integrimin evropian të rajonit.

"Italia dhe Greqia ndajnë vizionin e përbashkët për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Këtë angazhim do ta konfirmojmë edhe gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë," u shprehën Meloni dhe Mitsotakis në një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Po ndodh...

ide